I njohur si babai i kriminologjisë shqiptare, Prof. Ismet Elezi festoi sot 100-vjetorin e tij të lindjes.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili ka qenë dhe kryetar i Komisionit të Posaçëm për ndryshimet Kushtetuese thekson se, “Prof. Elezi është shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator dhe shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend.
“Një lajm i bukur sot. Prof.Ismet Elezi mbushi plot 100 vjeç. Një shekull! Një jetë! Shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator dhe shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend”, shprehet Xhafaj.
“Për 10 vjet Sekretar Shkencor i Universitetit të Tiranës, që nga krijimi i tij. Njeriu që konsolidoi shkencën e së drejtës penale në këtë vend, që krijoi dhe drejtoi prej 20 vjetësh Byronë Juridike në qeveri, mbi 50 vjet pedagog, autor i dhjetëra teksteve, librave dhe punimeve shkencore. Faleminderit dhe Urime Profesor! Sa me fat ishim që patëm pedagogë si ju”, tha Xhafaj në mesazhin e tij të urimit./atsh