Ne do ta lëmë vendimin që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi ose jo te kryeqeveritarët e shteteve, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.
”Unë e përjashtoj një urdhër kombëtar, pavarësisht presionit nga shumë, madje edhe në mesin e ekspertëve që bashkëpunojnë me Shtëpinë e Bardhë si Anthony Fauci”, shtoi Trump.
“Në Itali dhe Spanjë është ndryshe, ata kanë një problem më të madh se ne”, theksoi ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar afro 1 500 vdekje shtesë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, sipas llogaritjes së universitetit ”Johns Hopkins”, i cili është rekordi më i madh 24-orësh i regjistruar në një vend.
”Me 1 480 vdekje të llogaritura midis orës 20:30 të së enjtes dhe orës 20:30 të së premtes, numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tani 7 406”, tha ky universitet./ atsh