Loading...

“Shqipëri o vendi im”, dhurata e artistëve si himn për jetën në këtë kohë të mallkuar

Si një himn për jetën vjen kënga “Shqipëri o vendi im” e cila bashkoi 50 artistë shqiptarë, nga banesat e tyre ku tashmë qëndrojnë gjithë qytetarët si masë për frenimin e koronavirusit.

Kënga e realizuar nga artistët në shtëpitë e tyre është cilësuar nga veta ata si “himn të ditëve të koronavirusit për shqiptarët”.

Këngëtarët lirikë më në zë të vendit tonë, nga sopranoja Inva Mula, Kastriot Tusha, Vikena Kamneica, etj, deri tek instrumentistët e Teatrit të Operës dhe Orkestrës së Radio Televizionit Publik Shqiptar përcjellin emocione me këtë këngë në kushtet e distancimit social për shkak të COVID-19, që është shtrirë në ët gjithë botën.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me këngën e interpretuar nga artistët shqiptarë.

“Mirëmëngjes me një këngë që bashkon dhe artistët, të cilët bujarisht na kanë bërë këtë dhuratë shpirtërore, kaq të goditur në këtë kohë të mallkuar, të cilën vetëm me forcën e shpirtit shqiptar do ta kalojmë”, – tha Rama.

Nën idenë dhe drejtimin e Suzana Turkut, orkestracion dhe produksion muzikor të Roland Qafokut dhe pjesëmarrjen e Inva Mulës, Kastriot Tushës, Vikena Kamenicës, Xhieldo Hyseni, Etleva Shemai, Irda Dragoti, Armaldo Kollgjeri, Blerta Zhegu, Ramona Tullumani, etj., pianisten Ardita Bufajm dhe instrumentistët e orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, artistët sollën këngën në kushtet e distancimit social ku secili u bë i pranishëm përmes celularit nga shtëpia e tij.

“Bota e përsosur falë dashurisë njerëzore për jetën. Inkurajim për kujdesin shëndetësor, mirënjohje për mjekët dhe infermierët, që luftojnë për të shpëtuar jetën e njerëzve”, – shprehen artistët në një mesazh që shoqëron këtë këngë./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/215131609755560/?t=9

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com