Loading...

Ronaldo mesazh lidhur me koronavirusin: Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo që luan për ekipin italian “Juventus”, bëri thirrjen “qëndro në shtëpi” në kuadër të masave në luftën kundër koronavirusit COVID-19.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Ronaldo u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Jam mirënjohës që nëna ime ndodhet në shtëpi në mënyrë të shëndetshme. Kujdesuni për familjen dhe të dashurit tuaj. Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, ka theksuar Ronaldo në mesazhin e tij, duke paraqitur fotografi të nënës me motrat e tij.

Ronaldo, pas ndeshjes më 8 mars ndaj “Interit” të fituar me rezultatin 2-0, shkoi në ishullin Madeira në jugperëndim të Portugalisë për të vizituar nënën e tij Maria Dolores, e cila kishte kaluar një paralizë dhe ishte në rrezik për jetën.

Pas kësaj vizite Ronaldo nuk u kthye në Itali për shkak të koronavirusit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com