Loading...

Mbi 10 mijë të vdekur nga COVID-19, edhe 889 viktima vetëm 24 orët e fundit

Në Itali shënohen 3.651 raste të reja infektimesh me COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 70.065 persona. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, regjistrohen edhe 889 viktima më shumë në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin në 10.023 të vdekur.

Ndërkohë, të shëruarit jan gjithsej 12.384 persona me një rritje në 24 orët e fundit prej 1.434. Ndërkaq, në terapi intensive ndodhen 3.856 pacientë.

Në Lombardi, rritja e pacientëve me koronavirus ka rënë, sipas të dhënave të raportuara nga Këshilltari i Mirëqenies, Giulio Gallera, 11,152 persona (+15) janë shtruar në spital në 24 orët e fundit, nga të cilat 1,319 janë në kujdes intensiv.

Të infektuarit e fundit janë 39 415 (+2.117) dhe numuri i vdekjeve 5.944 vdekje, ku diten e sotme ka pasur edhe 542 persona më shumë.

Gallera gjithashtu sqaroi se Lombardia ka qenë rajoni që ka bërë më shumë teste, rreth 102 mijë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com