30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën pasditen e sotme drejt Italisë për të dhënë kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.
Ekipi mjekësor shqiptar do të vendoset në një spital në veri të Italisë për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Kryeministri Edi Rama ka publikuar ka publikuar një album me foto ku jepen pamje që nga nisja e tyre nga Shqipëria, deri te pritja zyrtare nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio. “Krenar për Shqipërinë”, thotë Rama.
Ekipi shqiptar do t’i bashkohet ekipit italian në shenjë solidariteti, duke iu ardhur në ndihmë pacientëve të sëmurë prej COVID-19. Ministri i Jashtëm italian ka falenderuar dhe vlerësuar popullin shqiptar për gjestin solidar në këto ditë të vështira për vendin fqinj./atsh