Loading...

Itali/ Brusaferro: Piku i epidemisë nga COVID-19 në ditët e ardhshme

Italia mund të arrijë në ditët e ardhshme pikun e epidemisë nga COVID-19 që ka shkaktuar më shumë se 8 100 të vdekur për një total prej rreth 80 000 rastesh, theksoi sot presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS).

“Dëshiroj të jem i qartë mbi një pike. Ne nuk kemi arritur pikun, ne nuk e kemi kaluar. Ne kemi sinjale ngadalësimi të numrit të rasteve, gjë që na bën të besojmë se jemi afër, ne mund të arrijmë pikun këto ditë”, deklaroi për shtypin, Silvio Brusaferro.

Duke zbuluar që masat e miratuara, si kufizimi i Italianëve apo ndërprerja e aktiviteteve në të gjitha fushat, jo thelbësore, kanë dhënë efekt, Brusaferro nënvizoi se rritja e numrit të rasteve po ngadalësohet, por nuk është ulur.

ISS është instituti publik i references në Itali dhe i vetmi që zyrtarizon se një vdekje lidhet ose jo me epideminë e COVID-19. //atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com