Bashkia e Fierit ka nisur ridezinfektimin total të lagjeve “Konferenca e Pezes” dhe “Apollonia”, ku u shfaqën edhe rastet e reja me COVID-19.
Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi deklaroi sot se “jo vetëm rrugët e ambientet e tjera publike, por kemi hyrë dhe do të vijojmë në çdo hyrje pallati e dyqani”.
“Nga këto zona ku u shfaqën rastet e reja me COVID-19 në Fier do të vijojmë intensivisht dhe pa ndërprerje dezinfektimin në çdo cep të territorit. Nëse të gjithë do të bëjmë atë që duhet, bashkë do t’ja dalim”, tha Subashi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri tani në territorin e bashkisë Fier janë regjistruar 18 të prekur me COVID-19./atsh