“Eshtë prekëse kur u shikojmë të angazhuar në punën tuaj me vështirësitë dhe përpjekjet e mëdha që i njeh tërë bota tani. Dhe mbi të gjitha kur ju shohim se qani. Unë besoj se kjo ndjenjë është e lidhur me dëshirën time për të ndjekur një karrierë mjekësore kur isha i ri ndërsa kërkoja të hidhja hapat e mi të parë në botën e punësimit”, ishin fjalët e stilistit me famë botërore Giorgio Armani, përcjellë në faqen TGCOM24.
”I gjithë grupi Armani është i ndjeshëm ndaj këtij realiteti dhe është afër të gjithë juve: nga bartësi i dollapit deri tek infermierja, nga mjekët e përgjithshëm e deri tek të gjithë specialistët e sektorit. Unë jam personalisht afër jush”, theksoi stilisti Armani.
Stilisti zgjodhi formulën e shkronjave për të dhënë sinjalin e tij të afërsisë me personelin mjekësor dhe shëndetësor në ballë të luftës kundër koronavirusit. Ai është gjithashtu ndër emrat e parë të mëdhenj që ka bërë një donacion (10 milionë euro) në mbështetje të spitaleve dhe në mbështetje të veprimtarisë së Mbrojtjes Civile.
Ai ishte gjithashtu ndër të parët që mbylli dyqanet, restorantet dhe hotelet e tij në Milano tashmë në fillim të urgjencës, për të parandaluar rritjen e infeksioneve sa më shumë që të ishte e mundur dhe i pari stilist që zgjodhi formula e sfilatës me dyer të mbyllura, 23 shkurtin e kaluar. /atsh