Eshtë e kuptueshme që në këtë moment të përhapjes së madhe të epidemisë së koronavirusit e karakterizuar nga një numër shumë i lartë i pacientëve të shtruar në spital, të kërkohen zgjidhje të shpejta mjekësore për pacientët, shkruhet në gazetën italiane ”Il Foglio”.
Një shembull i mrekullueshëm është ai i përdorimit të kombinuar të dy antiviraleve të mirënjohur, lopinavir dhe ritonavir i cili për disa kohë është paralajmëruar si një rrugë e mundshme terapeutike kundër koronavirusit . Natyrisht kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë shpresë për ilaçe të tjera.
Në këtë drejtim, vëmendja është marrë ditët e fundit në Itali nga një ilaç japonez, Favipiravir (emri tregtar “Avigan”), i cili deri më tani është aprovuar vetëm në Japoni si një antiviral për gripin.
Propozimi për ta përdorur atë kundër koronavirusit filloi nga një video në Youtube e postuar nga një sipërmarrës roman që kthehej nga Japonia dhe menjëherë ngjalli pritshmëri të mëdha edhe në nivelin e disa politikanëve. Cfarë dimë për këtë ilaç?
Së pari, ilaçi u zhvillua disa kohë më parë si një antiviral me spektër të gjerë, sepse ndikon në aktivitetin e një enzime. ARN e varur nga polimeraza ARN e viruseve ARN, siç është virusi i gripit, virusi Ebola ose vetë Sars-CoV-2.
Sidoqoftë, pasi që kjo enzimë ka pak a shumë dallime të mëdha midis viruseve të ndryshme të ARN-së, aftësia e ilaçit për të bllokuar funksionimin e tij, dhe për rrjedhojë fuqia e tij, mund të bjerë nga rasti në rast. /atsh