Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një udhëzues të posaçëm në lidhje me të moshuarit të cilët vuajnë nga astma, diabeti, dhe kanceri.
Ky udhëzim vjen në një moment kur të moshuarit janë personat më të rrezikuar nga koronavirus.
Krahas ndjekjes së rregullave të përgjithshme higjieno-sanitare si larja e duarve dhe shmangia e grumbullimeve të njerëzve, sa i përket mjekimit të vazhdueshëm që personat e moshuar ndjekin në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje që ata të sigurohen se kanë ilaçe të mjaftueshme dhe nëse i nevojiten të tjera t’i sigurojnë ato nëpërmjet të afërmve dhe jo personalisht.
ISHP po ashtu, cilëson se personat e moshuar me diabet janë në një rrezik të lartë dhe për këtë duhet të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme nivelin e sheqerit dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast se ndiejnë probleme me frymëmarrjen, kollë apo ethe. Sa i përket personave të cilët vuajnë nga astma, ISHP sugjeron që të vazhdojnë të përdorin rregullisht inhalatorin dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast vështirësie.
Ndërkaq, personat që janë të prekur nga kanceri dhe që janë momentalisht nën efektin e trajtimeve, veç
Instituti i Shëndetit publik këshillon moshën e tretë në lidhje me COVID-19 veçanërisht ata që bëjnë seanca kimioterapeutike, të cilët janë në rrezik të lartë nga COVID-19. ISHP sugjeron që këto persona të mbrohen në mënyrë maksimale duke reduktuar rrezikun e mundshëm të infektimit nga koronavirus.
Ndër të tjera Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje të moshuarve që t’u kërkojnë ndihmë familjarëve dhe miqve për marrjen e ilaçeve, blerjen e ushqimeve, dhe vajtjen ne institucione shëndetësore. Po ashtu, ISHP sugjeron që të moshuarit të lajmërojnë menjëherë familjarët në rast se nuk ndihen mirë./atsh