“Nëse ke ëndërruar gjithmonë të luash për miliona njerëz në tërë botën, ky është momenti yt. Luaj brenda, luaj për tërë botën” .
Ky është slogani i ri firmës së njohur NIKE, me të cilin Kryeministri Edi Rama i uroi sot mirëmëngjes qytetarëve.
“Mirëmëngjes me sloganin e ri të NIKE, firmës që vesh kampionët e planetit dhe sot na drejtohet të gjithëve, që të luajmë si kampionët në shtëpitë tona”, – shprehet Rama.
Kreu i qeverisë në komunikimet në rrjetet sociale me qytetarët shqiptarë u bën apel për të qëndruar në shtëpi, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Disa vende në mbarë botën po luftojnë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duke qëndruar në shtëpi.
Shqipëria ndodhet në një izolim total deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit, pas urdhrit të nxjerrë nga qeveria./atsh