Loading...

JERUZALEM – Kisha e Varrit të Shenjtë thirrje vizitorëve të mbajnë distancë për shkak të koronavirusit

Udhëheqësit e kishës së Varrit të Shenjtë në Jeruzalem, i nderuar si vendi i kryqëzimit dhe varrosjes së Jezusit, i kërkuan besimtarëve të ruanin distancën për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, shkruan Reuters.

Udhëheqësit e kishave në vendin e lashtë e të shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit i bënë thirrje vizitorëve të shmangin çdo veprim devotshmërie që mund të përfshijë kontakt fizik siç është prekja dhe puthja e gurëve, prekja e ikonave, rrobave dhe personave.

Kisha deklaroi se adhuruesit nuk duhet të hyjnë në grupe me më shumë se 10 persona dhe të mbajnë një distancë prej të paktën 2 metrash mes njëri-tjetrit.

“Varri i Shenjtë është vendi themelor i shpresës. Shpresojmë që besimi të mposhtë dyshimin, drita të mposhtë errësirën dhe jeta të triumfojë mbi vdekjen”, theksoi kisha.

Me afrimin e festave të pashkëve, kriza e koronavirusit ka çuar në një rënie të mprehtë të numrit të vizitorëve në Tokën e Shenjtë.

Kisha e Varrit të Shenjtë është vendi më i preferuar i pelegrinëve dhe turistëve. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com