Loading...

Xhaçka: FA dhe Policia në çdo supermarket dhe bankë për të respektuar rregullat

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha sot se në çdo supermarket, sipas orareve të lëvizjeve, do të jenë Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit për të mundësuar rregullat e largësisë mes qytetarëve.

Xhaçka shprehet se “në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin e padiskutueshëm të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.

“Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: Disiplinimin”, shprehet ajo.

Xhaçka thekson se duhen respektuar orari i lëvizjeve distanca dhe këshillat për mbrojtjen nga COVID-19.

“Ndiqni këshillat e specialistëve. Respektoni oraret. Mbani radhën në supermarkete e banka. Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri. Respektoni masat mbrojtëse në ambientet publike. Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja. Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës”, shprehet Xhaçka./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com