Ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza i ka dërguar një mesazh Federatës Kombëtare të Urdhërit të Kirurgëve dhe Stomatologëve (Fnomceo) dhe Presidentit Filippo Anelli.
”Mjekët italianë janë ndër më të mirët në botë. I gjithë vendi është krenar për këtë. Unë shpreh ngushëllime të thella për ata që kanë humbur jetën në këto ditë të vështira”, theksoi ministri Speranza.
”Faleminderit ministrit Speranza për afërsinë që ai na ka treguar në të gjitha mënyrat e mundshme në këto ditë, për punën e palodhshme që po bën edhe ai dhe për ndarjen e shqetësimeve”, shtoi Anelli.
”Ndërgjegjësimi që ministri i konsideron mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë si një përparësi që duhet të ruhet për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve, na mbështet dhe na jep forcë në këto periudha të vështira. Së bashku, ne do ia dalim”, përfundoi Anelli. /atsh