Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo deklaroi sot për ATSH-në se “bashkia ka vijuar informimin e personave të kthyer nga vendet me risk per tu vetëkarantinuar”.
I pyetur lidhur me masat e marra nga bashkia Korçë, Filo tha se “kemi zbatuar masat e përshkallëzuara sipas udhëzimeve të autoriteteve përgjegjëse”.
“Kryesisht lidhen me kufizimin e grumbullimit të njerëzve duke mbyllur transportin publik, baret dhe restorantet, shkollat, kopshtet, çerdhet, qendrat komunitare etj”, tha ai.
Ndërkohë, qytetarët në Korçë janë ndërgjegjësuar duke kufizuar në maksimum lëvizjet dhe duke respektuar rregullat e vendosura nag autoritetet vendore./atsh