Loading...

Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit

Pak minuta më parë kanë lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.

Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.
Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Nxënësi e gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit janë dërguar sot në spital për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen dhe në lëkurë.

Sipas Policisë së Fierit, është dyshuar se në shkollë është hedhur spraj piperi, që ka shkaktuar këto simptoma.

Gjithashtu nxënësit janë vizituar sot dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini e cila ka parë nga afër gjendjen e gjimnazistëve e tyre./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com