Loading...

Koronavirusi/ Dyfishohet personeli shëndetësor në terminalet e trageteve Durrës

Instituti i Shëndetit Publik dhe Autoriteti Portual i Durrësit (APD) kanë bashkërenduar masat për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton për një kujdes të shtuar shëndetësor në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

Sipas MIE, në terminalin e trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, si dhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.

Statistikat për 3 ditët e fundit, bëjnë të ditur se: në datën, 23.02.2020 në Portin e Durrësit kanë hyrë 3 tragete ( 2 Bari- Durrës + 1 Ankona- Durrës); gjithësej 945 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë.

Në datën, 24.02.2020, hyrë 2 tragete (Bari- Durrës) 446 pasagjerë, në hyrje dhe në datën 25.02.2020, hynë 2 tragete (Bari- Durrës) gjithësej 452 pasagjerë, hynë në vendin tonë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com