Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC), njoftoi se numri i viktimave nga koronavirusi (Covid-19) është rritur në 2444, ndërsa numri i të prekurve në 76 936, nga të cilët 10 968 ndodhen në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 97 persona, ndërsa janë shënuar 648 raste të reja. Deri tani, në Kinë kanë humbur jetën 2444 persona nga Covid-19, përfshirë dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut.
Numri i të dyshuarve të infektuar u ul në 4148, ndërsa i atyre që ndodhen nën trajtim në 106 089 persona. Deri tani numri i personave të shëruar ka arritur në 22 888.
Ndërkohë, njoftohet se numri i të prekurve nga virusi në rajonin special administrativ Hong Kong është rritur në 69 ndërsa në Makao në 10. / atsh