Loading...

Arrin në 550 bilanci i viktimave nga koronavirusi

Mbi 550 persona kanë humbur jetën në Kinë pas përhapjes së koronavirusit që ka infektuar rreth 28 000 të tjerë në dhjetëra shtete.

Në Kinë dhe më gjerë po shtohen përpjekjet për gjetjën e mënyrës më të mirë për të trajtuar sëmundjen, si dhe frenuar përhapjen e saj të shpejtë.

Ekspertët kryesorë për koronavirusin do të takohen javën e ardhshme në Gjenevë.

Në takimin që do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), do të diskutohen trajtimet dhe vaksinat, si dhe do të shqyrtohet burimin i mundshëm të patogjenit dhe mënyra e përhapjes së tij. / atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com