Një avion linje me 177 persona në bord ka rrëshqitur dhe është përfshirë nga flakët pasi kishte dalë nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll duke shkaktuar 120 të plagosur.
“Trupi i avionit, një Boeing 737 i kompanisë private turke Pegasus, u nda në tre pjesë dhe mori zjarr pasi avioni doli nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen, që ndodhet në anën aziatike të Stambollit”, sipas imazheve të publikuara nga stacioni televiziv CNN-Türk.
Avioni, që trasportonte 177 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit që vinin nga qyteti i Izmirit, në perëndim të Turqisë doli nga pista për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në qytetin më të madh të vendit.
Në një deklaratë, guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya theksoi se 120 persona po merrnin kujdesin e nevojshëm në spital.
Ai shtoi se avioni kishte dalë nga pista për shkak të kushteve të këqija meteorologjike./atsh