Loading...

Jo më tapet i kuq në… Hollivud?

Darka gala vegjetariane dhe veshje mbrëmjeje të ricikluara.

Hollivudi i ka dyfishuar përpjekjet e tij këtë sezon për të kufizuar gjurmën e karbonit në “Golden Globes”, “Oscar” dhe çmime të tjera filmike.

Bimët janë në modë këtë vit në Los Anxheles, ku organizatorët e “Golden Globes”, “Guild Actors Screen” (SAG) dhe “Critics’ Choice Awards” kanë shërbyer që të gjithë menu me bazë bimore, në vend të biftekëve të zakonshëm.

Kjo iniciativë u duartrokit nga shumë klimatologët dhe aktivistët e klimës, të cilët e cilësuan vendimin me të vërtetë të rëndësishëm dhe shumë entuziast.

“Edhe një aktor i vetëm, që mbron dhe mbështet kauzën kundër ngrohjes globale, mund të ketë një efekt shumë më të rëndësishëm te publiku i gjerë, madje edhe te politikat”, tha Peter Kalmus, ekspert i Bashkimit të Shkencëtarëve të Shqetësuar.

Sipas tij, një menu vegjetariane për 1 500 të ftuarit e “Golden Globes” do ta reduktonte me 10 herë sasinë e karbonit, që është ekuivalente me 10-15 tonë dyoksid karboni. //atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com