Loading...

Pekini ndërpret udhëtimet brenda dhe jashtë vendit si pasojë e koronavirusit

Qeveria kineze do të ndërpresë udhëtimet e organizuara në Kinë dhe jashtë vendit në përgjigje të epidemisë së pneumonisë virale që ka shkaktuar vdekjen e 41 personave në vend dhe është përhapur në disa kontinente, njoftoi sot televizioni publik.

“Duke nisur nga dita e hënë, agjencitë kineze të udhëtimeve nuk mund të shesin më rezervime hotelesh, as udhëtime për grupe”, theksoi stacioni televiziv CCTV.

Disa raste të kontaminimit në Azinë Paqësore, në Europë dhe në SHBA u janë atribuar këto ditët të fundit personave të ardhur nga Kina, ku epidemia u shpall në dhjetor.

“Epidemia e pneumonisë virale që ka shkaktuar të paktën 41 të vdekur po përshpejtohet dhe e ka përballur Kinën me një situatë të rëndë”, pranoi sot presidenti Xi Jinping, duke bërë thirrje për të riforcuar autoritetin e regjimit komunist.

Koronavirusi i ri, i shfaqur në dhjetor në pjesën qendrore të vendit, ka prekur rreth 1 300 persona në Kinë dhe është përhapur në disa vende, përfshirë Francën dhe SHBA-në./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com