Loading...

45 pikë në 4 ndeshje, volejbollistja shqiptare Sava Thaka shkëlqen në Izrael

Volejbollistja shqiptare Sava Thaka është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe po shkëlqen në kampionatin izraelit të volejbollit për femra.

Shtatlartja e qendrës kuqezi ka arritur të shënojë 45 pikë në katër ndeshje, duke marrë dhe përgëzimet e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që është gjithnjë e vëmendshme në vlerësimin e volejbollistëve shqiptarë përtej kufirit dhe brenda kufirit.

“45 pikë në 4 ndeshje për qendrën e Kombëtares sonë të vajzave, me një mesatare prej 11.1 pikësh për ndeshje… Përgëzime, Sava Thaka! “-, është mesazhi i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Sava Thaka luan prej shtatë muajsh në Izrael te skuadra e “Maçabi AOV Ashdod”. 27-vjeçarja ka firmosur për një vit me klubin izraelit “Maçabi AOV Ashdod”, duke u larguar nga Polonia, ku sezonin e shkuar luajti për “Włocławskie Towarzystëo Siatkówëki”. Më parë Thaka ka luajtur për “Spisska Nova Ves” në Sllovaki, “KSZO Ostrowiec” në Poloni, si dhe për skuadra si “Tirana” e “Skënderbeu” dhe “Studenti”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com