Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi sot rajonin Sivrice të qytetit Elazığ të paktën 14 persona kanë humbur jetën.
“Sipas të dhënave paraprake të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit prej 6,8 ballësh të shkallës Rihter, pas të cilit janë shënuar edhe gjashtë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë”, sipas një deklarate të AFAD.
Sipas saj, të paktën tetë persona kanë humbur jetën në qytetin Elazig dhe gjashtë të tjerë qytetin fqinj të Malatyas.
Gjithashtu duke njoftuar se ekipet e AFAD që ndodhen në qytet kanë filluar ndërhyrjen në ndërtesat e shembura në qendër të qytetit, AFAD bëri të ditur se ekipet janë duke vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit në Elazığ dhe zonat përreth.
“Janë marrë informacione për shembje të ndërtesave në rajonet Maden dhe Sivrice të qytetit Elazığ.
Punimet e kërkim-shpëtimit në qytetin Elazığ dhe zonat përreth janë duke vazhduar. Aeroporti në Elazığ funksionon.
Të gjitha rrugët tokësore janë të kalueshme në rajonet përreth. Pas tërmetit të gjitha njësitë tona në të gjitha qytetet kanë kaluar në gatishmëri” thuhet në deklaratën e AFAD.
Një tërmet me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën lindore të Turqisë, njoftuan autoritetet.
“Tërmeti goditi rajonin e Sivrices, në provincën Elazig, rreth orës lokale 20:55 (17:55 GMT)”, sipas agjencisë qeveritare për situatat e katastrofës.
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Situatave të Urgjencës (AFAD) theksoi në një komunikatë se epiqendra e tërmetit ndodhej në Sivrice.
Tërmeti u ndje në Diyarbakır, Mardin, Gaziantep, Malatya, Tunceli dhe shumë qytete të tjera./atsh