Loading...

Putin emëron qeverinë e re

Presidenti Vladimir Putin emëroi sot qeverinë e tij të re, ku Sergueï Lavrov dhe Sergueï Choïgou ruajtën postet e tyre, përkatësisht atë ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Mbrojtjes.

“Ju uroj sinqerisht suksese, të gjithë vendit i intereson kjo”, deklaroi Putin, gjatë një takimi me të gjithë anëtarët e kabinetit, përkrah kryeministrit Mikhaïl Michoustine.

Përveç Lavrov-it dhe Choïgou-t, pozicionet e tyre strategjike i mbajtën edhe ministri i Brendshëm, Vladimir Kolokoltsev dhe ai i Energjisë, Alexandre Novak./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com