Loading...

Hapet ankandi për Parkun Energjetik Fotovoltaik në Karavasta/ Kapaciteti prodhues 140 megavat, 100 milionë euro investim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi sot çeljen e Ankandit për Parkun Energjetik Fotovoltaik prej 140 MW të Karavastasë. Një projekt i rëndësishëm në sektorin e energjisë së rinovueshme që llogarit mbi 100 milionë euro investim.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në Tiranë, ministrja Balluku tha se, energjia e rinovueshme është një sektor i rëndësishëm dhe çdo shtet duhet të kujdeset për të përmbushur kuotat e prodhimit të kësaj energjie. Në këtë kontekst, vijoi Balluku, Shqipëria është një vend i vogël që i plotëson kushtet të prodhojë 100% energji të rinovueshme.

“Në strategjinë tonë kombëtare kemi vendosur prioritet, mbështetjen nga qeveria të incentivave për prodhimin e energjisë së rinovueshme por duke i dhënë hapësirë edhe nxitjes së investimeve të huaja në këtë sektor.”- tha ajo.

“Parku fotovoltaik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend me 140 MW është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat kryesore me rrezatimin më të lartë në vend, që garanton një investim që i kthehet shpejtë investitorët dhe i sjell përfitim shtetit shqiptar në prodhimin e energjisë me çmim të ulur. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit. Ky është edhe çmimi më i ulët që ne kemi siguruar”, tha Balluku.

Ky është një investim që llogaritet në mbi 100 milionë euro dhe projekti do të vendoset në një hapësirë prej 198 hektarësh në bashkitë Fier dhe Divjakë.

Lidhur me çmimi 55 euro, ministrja shpjegoi se ky është një proces ankandi dhe çmimi që ne kemi vendosur është çmimi tavan. Presim konkurrencë të madhe dhe jemi në djeni që do të ketë interes të shuar. “Ky ankand shënon një gur të ri kilometrik përsa i takon procedurave të organizuara nga qeveria shqiptare. Investitorët e interesuar do të kenë mundësi të marrin një paketë të plotë dokumentacioni teknik dhe informacioni mbi projektin, ndërkohë që theks i rëndësishëm i është vënë politikës mjedisore duke ruajtur veçanërisht mjedisin lagunor të zonës. Ndërsa një tjetër hap që ezaurohet që në momentin e parë është se nuk do të ketë fazë negocimi mes OSHEE por kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi. Ndërkohë lidhur me projektin vetë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi javën e shkuar lejen e zhvillimit”- tha Balluku.

Duke u ndalur tek afatet, ministrja theksoi se, sot më 20 janar është hapur ankandi dhe janë 54 ditë në dispozicion të investitorëve për të blerë të gjithë dokumentacionin dhe për të kryer veprimtarinë e identifikimit të zonës. Pas datës 16 mars 2020, dorëzohen ofertat në dy zarfe, në zarfin A vendoset dokumentacioni dhe në zarfin B oferta financiare. Identifikimi i dokumentacioneve do të kryet deri në datën 26 mars 2020, ndërsa deri më datën 31 mars do të kryet ankimimi, përgjigja e të cilave do të jepet deri në datën 6 Prill 2020. “Në datën 7 prill 2020 do të bëhet hapja e ofertave dhe shpallim fituesin live. Zarfet B me ofertën financiare do të hapen një nga një dhe publikisht duke kryer kështu transparencë të plotë për investimin e Parkut Energjetik Fotovoltaik, në Karavasta. Ndërsa lidhja e kontratës do të kryet në 8 maj 2020 “- tha ministrja.

Balluku ftoi investitorët të marrin pjesë në këtë ankand, ndërsa u shpreh se ky është parku i dytë për të cilin hapet një garë ndërkombëtare. I pari ishte Akërnia në vitin 2018 i cili u fitua nga kompania India Power për një çmim 59.9 euro/MWh./atsh

https://www.facebook.com/267225880099293/videos/482837459088545/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com