“Teuta” nuk ndalet në merkato. Skuadra e drejtuar nga tekniku Edi Martini, pasi ka zyrtarizuar të enjten sulmuesin Ide Coulibaly, sot ka zyrtarizuar një tjetër goditje.
Tashmë në dispozicion të teknikut Edi Martini do të jetë dhe sulmuesi Ildi Gruda. 19-vjeçari Ildi Gruda me orgjinë nga Shkodra, i cili ka dalë si lojtar nga akademia e Vllaznisë, vlerësohet si një talnet i së ardhmes. Ai më parë ka luajtur me Shënkollin në Kategorinë e Parë dhe Valletan në Maltë.
Klubi i Teutës në faqen zyrtare që ka njoftuar afrimin e Ildi Grudës edhe pse termat e kontratës nuk bëhen të ditura. Vetë futbollisti ka pozuar me fanellën e “Djemëve të Detit” dhe po pret me padurim të nisë këtë eksperiencë të re./atsh