Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka kritikuar opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha se nuk ofrojnë një alternativë të besueshme për zgjedhësit.
“Rotacion politik do të ketë kur të ketë një alternativë më të mirë. Lulzim Basha nuk ngjall besim për një rotacion politik te shqiptarët. Lul Basha tallet. Çdo 6 muaj bën nga një aventurë. Problemi është që kur kryetari i PD bën takim me degën e PD në Vlorë dhe i vijnë vetëm 120 veta në takim, çfarë duhet të presësh më”, u shpreh Kulluri.
Kulluri u shpreh për Bashën në lidhje me financimin e Partisë Demokratike se, “ai mos të akuzojë Ramën kot, se e di ai shumë mirë për financimin e partive. Nëse do ketë një rotacion nesër unë dua të di nëse do të ndryshojë gjë në modelin e qeverisjes. Një gjë është e sigurt se Basha ka treguar se nuk ka lidhje me krimin. Por ku vjedh zgjedhjet për vete nuk më jep besim se nuk do t’i vjedhë edhe zgjedhjet për qeveri”./atsh