Rekorde temperaturash, mungesë rreshjesh dëbore dhe shiu, nga fjordet norvegjeze në Rusi, Veriu i Madh i Europës po pret me dëshpërim dimrin arktik.
Sunndalsøra, një lokalitet i vogël në perëndim të Norvegjisë shënoi temperaturën 19 gradë Celsius më 2 janar, një shifër e paparë ndonjëherë në këtë vend skandinav gjatë dimrit.
Në Suedi, temperaturat e larta të ditëve të fundit i kanë tejkaluar me 5 gradë Celsius temperaturat normale të stinës në jug dhe me 10 gradë celsius ato në veri.
Në jug të Finlandës, ku temperaturat mesatare në dhjetor ishin tashmë 4,5 gradë Celcius mbi normalen, dimri nuk ka nisur ende, sipas institutit meteorologjik vendas.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Rusi, ku temperatura e sotme në Mourmansk, qyteti më i madh në botë mbi rrethin polar të Arktikut, ishte 0 gradë Celcius, domethënë 6 gradë mbi temperaturat normale të stinës, sipas qendrës meteorologjike kombëtare./atsh