Policia e Napolit ka sekuestruar 33 kilogramë kokainë me vlerë 10 milionë euro, në një makinë që drejtohej nga një çift të moshuarish.
Droga u gjet e ndarë në 28 pako, të vendosura në dy ndarje të fshehura poshtë sediljeve të makinës.
Të moshuarit, i cili drejtonte makinën, iu gjet një celular i koduar me anë të së cilit komunikonte me trafikantët e drogës. /atsh