Aplikantëve në programin IPARD II, për investime nën 100 mijë euro, në pajisje dhe mekanikë bujqësore, nuk ju kërkohet vendi i origiinës se nga cilat shtete vijnë këto makineri.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, në ndryshe nga investimet në industrinë përpunuese dhe agropërpunim, kur pajisjet dhe linjat e prodhimit duhet të jenë me patjetër me markë nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin e mekanikës bujqësore, siç janë p.sh traktorët, nuk kërkohet vendi i origjinës.
“Ato mund të importohen edhe nga USA apo vende të tjera” bën të ditur AZHBR, sipas së cilës është kusht që këto mjete bujqësore të mos e kalojnë vlerën e 100 mijë eurove.
AZHBR, bën të ditur se fermerët po rrisin interesin për të aplikuar në fondet e programit IPARD II, i cili mbështet me grante investimet në sektorin rural, ku padyshim bëjnë pjesë edhe investimet në mekanikë bujqësore./atsh