Qytetarët që kanë informacion për zyrtarë të korruptuar tashmë mund të bëjnë denoncimin e tyre pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) apo Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në fund të faqes SPAK.AL të hapur nga prokuroria e posaçme SPAK, mund të shkruhet emri, mbiemri dhe të dhënat personale ose mund të zgjidhet anonimiteti, të jepet adresa e email-t.
Po ashtu, qytetari duhet të paraqesë të dhëna e dokumente për rastin e korrupsionit si dhe zyrtarin e përfshirë.
Bashkëpunimi me qytetarin konsiderohet i rëndësishëm edhe nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila vendos në dispozicion një linjë të gjelbër për raportimin e korrupsionit në faqen zyrtare www.bkh.al./ atsh