Presidenti amerikan, Donald Trump shkroi në Twitter për të mbrojtur vendimin e tij për të vrarë Qassem Soleimanin duke thënë se komandanti i fuqishëm i Forcave Kuds qëndronte pas vdekjes së miliona njerëzve, përfshirë qytetarë amerikanë dhe bashkatdhetarët e tij iranianë.
”Soleimani vrau ose plagosi rëndë mijëra amerikanë gjatë një periudhe kohe të zgjatur dhe po komplotonte të vriste shumë më tepër”, shkruan Trump.
“Ai ishte drejtpërdrejt ose jo përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, përfshirë numrin e madh të kohëve të fundit të PROTESTUESVE të vrarë në Iran”, shtoi ai.
Udhëheqësi amerikan, i cili ka kërkuar të prishë marrëdhëniet e arritura mes paraardhësit të tij, Barack Obama me regjimin iranian, tha gjithashtu se Soleimani “ishte i urryer dhe i frikësuar nga njerëzit edhe në vendin e tij”./atsh