Zlatan Ibrahimovic do të jetë sulmuesi i ri i Milanit.
Gjigandi suedez u ka thënë po drejtuesve të Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, të cilët në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola, raportojnë mediet italiane.
Mungon vetëm firma për ta parë 38 vjeçarin suedez në fushë nën urdhrat e Piolit. Më 30 dhjetor duhet të paraqitet në Milanello për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me “Djallin”.
Ibrahimovic është bindur të firmosë një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësinë e zgjatjen së bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë, në bazë të golave të shënuar. 6 muaj kohë për të treguar se është ende i aftë të bëjë diferencën në Serinë A./atsh