Buxheti i vitit 2020 për shëndetësinë konsolidon dhe zgjeron programet e parandalimit falas, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
“Për vitin 2020 parashikohet një buxhet prej 62 miliardë lekësh, nga të cilat 34 miliardë lekë do të shkojnë për të siguruar shërbimet parësore dhe dytësore shëndetësorë për qytetarët, – deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një konference për shtyp.
Për vitin 2020 parashikohet rikonstruksioni i 120 qendrave shëndetësore, rehabilitohet dhe zgjerohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijon puna për ndërtimin e maternitetet të Beratit, Lezhës dhe Kuksit, pediatrisë së Durrësit, vijon modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .
Sipas Denajt, përmes fondeve buxhetore sigurohen ilaçe të rimbursuara për 1000 pacientë më shumë se sa vitet më parë si dhe shërbimin e kontrollit bazë (check-up) falas për 475 mijë qytetarë./atsh