Loading...

Itali,organizohet ekspozita më e madhe për 500-vjetorin e vdekjes së Raphael-it

Në muajin mars, në Romë do të zhvillohet ekspozita më e madhe e bërë ndonjëherë e mjeshtrit të Rilindjes italiane, Raphael, duke paraqitur më shumë se 100 piktura dhe vizatime të tij, deklaruan sot organizatorët.

Ekspozita që do të zhvillohet në muzeun “Scuderie del Quirinale”, do të zgjasë nga 5 marsi deri më 2 qershor. Kjo ekspozitë do të bëhet në nder të 500-vjetorit të vdekjes së artistit.

“Koleksioni i gjerë me mbi 100 piktura dhe vizatime nga Raphael, të mbledhura për këtë rast, përbën koleksionin më të madh të parë ndonjëherë në botë,” deklaroi një zëdhënës i muzeut.

Në total do të shfaqen rreth 200 vepra, përfshirë këtu piktura e vizatime nga artistë të tjerë, për qëllime krahasuese. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com