Loading...

Valverde e Messi i thonë “jo” Interit për Vidal

“Barcelona” i ka thënë “jo”, “Interit” për Arturo Vidal. Mesfushori i kërkuar nga zikaltërit për ti dhënë më shumë “muskuj” mesfushës është e vështirë që në janar të lëvizi nga “Camp Nou”.

Sipas një shkrimi të publikuar nga “Sportmediaset”, të dielën, bënë ët ditur se “Inter” kishte vendosur në tavolinë një ofertë për huazim me të drejtë blerje për shifrën e 20 milionë eurove.

Shifër që nuk është pëlqyer nga katalanasit, të cilët kanë kthyer përgjigje negative. Agjenti që po merret me këtë tratativë është Fernando Felicevich, i cili ka njoftuar “Interit” për refuzimin e ofertës.

“Barcelona” sipas “Sportmediaset” i ka bërë të ditur “Interit” se nuk është e interesuar të shes Vidal, ose nëse do ta lë të lirë futbollistin do ta realizojë nëse kënaqen kushtet e vendosura nga skuadra e drejtuar nga tekniku Ernesto Valverde. Ky i fundit edhe në fillim të sezonit nuk i dha hapësira të shumta kilienit, tashmë po vlerëson edhe një pozicionin e futbollistit, që po gjen gjithnjë e më shumë hapësira. “Vidal është një futbollist i “Barcelonës”. Është një kampion, ka shënuar dhe gol në ndeshjen e fundit ndaj “Deportivo Alaves” dhe nuk mendojë se ai do largohet. E patë se si e festojë golin, me mjaft entuziazëm dhe energji, jo si një futbollist që do largohet”-, është shprehur Valverde.

Edhe kapiteni Lionel Messi ka vlerësuar Vidal dhe ka kërkuar mos transferimin e tij. Sipas “Sportmediaset”, “pleshti” i ka ritheksuar drejtuesve të klubit se Vidal duhet të qëndrojë. Ai është një futbollist që po kalon një formë pozitive dhe klubi nuk duhet të privohet nga mesfushori kilien. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com