Loading...

Faji për kafen e derdhur? I kompanisë… ajrore!

Sipas një ligji të BE-së, linjat ajrore duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga kafeja e derdhur në avion, vendosi Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ), në një rast të sjellë nga një vajzë kundër kompanisë ajrore australiane ”Niki”.

Vajza kërkoi dëmshpërblim nga ”Niki”, pasi kafeja që iu shërbye babait të saj, kur u vendos në tabakanë e palosshme u derdh dhe e dogji.

Incidenti ndodhi në një fluturim nga qyteti turistik spanjoll Palma de Mallorca për në Vjenë.

Megjithatë, linja ajrore argumentoi se ishte përgjegjëse vetëm për aksidentet që ndodhin për shkak të rreziqeve tipike të fluturimit.

Çështja u dërgua në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (ECJ).

Gjyqtarët me qendër në Luksemburg refuzuan argumentin e kompanisë ajrore dhe deklaruan se sipas Konventës së Montrealit, një traktat ndërkombëtar për përgjegjësinë e udhëtimit ajror, aksidentet nuk nënkuptojnë vetëm ngjarjet e shkaktuara nga rreziqet tipike të fluturimit ose ato që lidhen me lëvizjet e avionit.

Tashmë, çështja është në Gjykatën Supreme të Austrisë për një vendim përfundimtar./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com