Loading...

Aktivistët protestë kundër “Shengenit Ballkanik”

Aktivistë të shoqërisë civile, të mbledhur te Kryesia e Kuvendit protestuan sot për të kundërshtuar Shengenin Ballkanik.

Teksa liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç po zhvillojnë në hotel “Rogner” në Tiranë, takimin e tretë rajonal për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”, një grup aktivistësh shprehen kundër mbajtjes së këtij takimi.

Takimi i tretë rajonal i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”, nisi sot në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë.

Ky takim është në vijim të dy takimeve të mëparshme të këtij niveli, të zhvilluara në Novi Sad, Serbi dhe në Ohër, Maqedoni e Veriut, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com