Loading...

Fier- Polica finalizon një operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Çlirimi”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas policisë, falë operacionit janë prangosur 3 persona me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Janë sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak, 2 armë të ftohta dhe 1 makinë e blinduar.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe nga informacionet e mara në rrugë operative, Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; A. B., 35 vjeç, banues në Fier; R. L., 20 vjeç, banues në Fier;

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e DVP Fier, në fshatin Çlirim, Fier, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehëra me 24 fishekë.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehëra me 24 fishekë, 2 mjetet prerëse dhe automjeti i blinduar Audi A8. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com