Rreth orës 17:27, në lagjen “Pavarësia” 65 vjeçari P. S., ka qenë në soletën e katit të 5-të duke rregulluar bolierin dhe dyshohet se ka rënë në shesh pushimin e këtij kati.
Si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.