Kancelarja gjermane Angela Merkel, mbrojti edhe një herë vendimin e saj për të mos mbyllur kufijtë e Gjermanisë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015.
“Unë besoj se Gjermania ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë dhe se është bërë një përpjekje nga e gjithë shoqëria për ta arritur këtë”, deklaroi sot Merkel për parlamentin gjerman.
Merkel theksoi se qeveria federale ka punuar për organizimin dhe kontrollin e migrimit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.
Ajo shtoi se shifrat kanë treguar se puna nuk ka qenë e kotë, por frytdhënëse.
Merkel theksoi edhe se, si kancelare, është bashkëpërgjegjëse për ngjarjet politike në vend.
“Gjithashtu jam shumë e lumtur që mbaj këtë post të rëndësishëm”, shtoi ajo. /atsh