Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur sot 10 masa administrative në zbatim të ligjit antiduhan.
Kështu, ISHSH njofton se në zbatim të ligjit, janë vendosur q0 masa administrative nga taskforca Antikorrupsion. 7 masa u vendosën në qytetin e Fierit dhe 3 në Lushnjë.
Inspektorët e shëndetësisë janë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga duhani, përfshirë edhe cigaret elektronike, shisha/nargjile dhe çdo lloj produkti duhani.
Ligji antiduhan nisi të zbatohej në vitin 2014 ku restorante bare dhe lokale ndaluan konsumimin në ambiente të brendshme.
Sipas statistikave 25 % e vdekjeve të parakohshme tek meshkujt kanë shkak duhanpirjen dhe 9.1% e vdekjeve para kohe tek femrat kanë shkak duhanin. /atsh