Loading...

Numri i të punësuarve në sektorin e turizmit u rrit me 24%, në 3-mujorin e tretë

Rritja me 24% e numrit të të punësuarve në hoteleri e shërbime, është një tjetër tregues i ecurisë pozitive në sektorin e turizmit, që njëkohësisht zgjeroi me 22,5% edhe shitjet për të njëjtën periudhë.

Rritja e punësimit në sektorin turistik është tashmë një tendencë e mbështetur nga shtimi i investimeve në struktura të reja akomoduese, resortet apo pikat agroturistike që po japin impakt në zhvillimin gjithëvjetor të sezonit turistik, ndonëse përqendrimi më i lartë mbetet ai gjatë sezonit veror.

Shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se për këtë periudhë, turizmi është sektori ekonomik me rritjen më të lartë të punësimit në Shqipëri, për të vijuar me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, ku numri i të punësuarve shënoi rritje dyshifrore me 17,5% në 3 mujorin e tretë 2019.

Investimi për arsimim profesional, kryesisht në degët e perspektivës siç është “biznesi teknologjisë” po zgjeron hapësirat e punësimit dhe po bëhet një nga sektorët më fitimprurës, jo vetëm për ekonomitë familjare por edhe atë të vendit.atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com