Loading...

Radhimë/Sekuestrohet toka me vlerë 2.3 milion euro, dyshohet se u përfitua me falsifikim dokumentesh

Një sipërfaqeje toke 23 000 m2, të mbjellë me pemë në zonën e Radhimës , që kap vlerën 2. 3 milionë euro, iu vendos sekuestro preventive nga Policia e Vlorës, në kuadër të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Sipas policisë, ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com