Në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,4 %.
Sipas INSTAT, në terma vjetorë shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje.
Shkalla zyrtare e papunësisë si për burrat dhe për gratë është 11,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e papunësisë për burrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për gratë ka rënë me 0,3 pikë përqindje.
Ndërkohë për të rinjtë 15-29 vjeç, shkalla zyrtare e papunësisë është 21,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2019 është 1,8 pikë përqindje më e ulët.
Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,5 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 0,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje./atsh