Loading...

Sëmuret rëndë Flori Mumajesi, anulon të gjitha koncertet: Nuk ja dal dot, kjo është vërtet dhimbje e madhe

[sgmb id=”1″]

Këngëtari dhe kantautori i njohur i skenës shqiptare, Flori Mumajesi ka një lajm të keq për të gjithë ne.

Prej kohësh po përjeton dhimbje të shumta si shkak i një problemi shëndetësor në pjesën e krahërorit. Për këtë arsye, Flori është detyruar të tërhiqet nga të gjitha koncertet e parashikuara për këtë sezon vere dhe t’i dedikohet tërësisht rikuperimit të shëndetit.

Lajmin e ka bërë publik disa orë më parë në rrjetet sociale dhe tregon se dhimbjet e mëdha me të cilat përballet kohët e fundit e kanë detyruar artistin të marrë këtë vendin të vështirë dhe të heqë dorë përkohësisht nga angazhimet muzikore.

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert.Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive. Ju dua”, shkruan Mumajesi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com