Shishja më e madhe e uiskit në botë u shit dje në ankand për 15 000 sterlina (18 000 euro).
“Sipas Graham Crane, drejtor i shtëpisë së ankandeve Just Whisky që realizoi shitjen, kjo është një shishe whisky vërtet unike, rreth 1,5 metra e lartë dhe përmban 105,3 litra, ekuivalente me rreth 150 shishe standarde apo rreth rreth 5 250 gota”, njoftoi BBC.
E prodhuar në gusht të vitit 2009 nga distileria ”Tomintoul” në rajonin skocez të Speyside, shishja përmban një uiski unik malt 14-vjeçar dhe u ekspozua për herë të parë për publikun në muzeun e uiskit të Edimburgut ”Scotch Whisky Experience” në vitin 2012, kur vlera e saj ishte 5 000 sterlina./ atsh