Kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndron në krye të renditjes vjetore të revistës ”Forbes” të grave më të fuqishme në botë për të nëntën herë me radhë.
Revista me qendër në SHBA publikon çdo vit një listë të 100 grave më të fuqishme në botë.
Pas lideres gjermane radhiten kreu i Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Mbretëresha Elizabeth II është radhitur e 40-ta, ndërsa Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan Donald Trump, renditet në vendin e 42-të.
Aktivistja 16-vjeçare për klimën, Greta Thunberg është renditur si femra e 100-të më e fuqishme e vitit 2019. Ajo gjithashtu u zgjodh si “Personi i Vitit” nga revista “Time”./ atsh